Zaev në Forumin Ekonomik të Vjenës, “Perspektiva të reja për RMV-në”
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev....

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i financave, Dragan Tevdovski, si dhe ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome.
Në Vjenë, është paraparë takim i kryeministrit Zaev me euro-ambasadorin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Johanes Han.
