Gjermani, rrokulliset autobusi, 1 i vdekur dhe mbi 60 persona të lënduar

20.05.2019 11:36

Një person ka ndërruar jetë, derisa mbi 60 të tjerë janë lënduar...

Një person ka ndërruar jetë, derisa mbi 60 të tjerë janë lënduar, midis të cilëve shtatë persona kanë pësuar lëndime më të rënda, kur një autobus u rrokullis në afërsi të Lajpcigut, në lindje të Gjermanisë, ka njoftuar policia gjermane.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën A9 në afërsi të Lajpcigut, derisa ende nuk janë konfirmuar shkaqet.

Të lënduarit janë evakuuar me ndihmën e helikopterit, ndërsa brenda autobusit i cili sipas asaj që shihet në foto kishte tejkaluar edhe rrethojat e autostradës, kishte 74 udhëtarë, që ishin nisur nga Berlini për në Munih.