Venezuelë, forcat e sigurisë asgjësojnë bombën

20.05.2019 11:49

Forcat e sigurisë kanë asgjësuar një bombë artizanale...

Forcat e sigurisë kanë asgjësuar një bombë artizanale e cila ishte lënë në një skaj të rrugës në lagjen ku ndodhen disa ambasada dhe përfaqësi diplomatike në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas.

Sipas lajmeve në shtypin venezuelian, ekipet e Shërbimit Informativ Kombëtar Bolivarian fillimisht bllokuan hyrjet dhe daljet në lagjen La Castellana dhe më pas kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar bombën artizanale.

Ekipet e SEBIN përcaktuan se në pakon e dyshimtë ndodhej një bombë artizanale e punuar me dorë e cila ishte lënë në një skaj të rrugës në lagjen ku ndodhen disa ambasada dhe përfaqësi diplomatike në Caracas.

Poashtu edhe javën e kaluar me arsyetimin e vendosjes së një bombe, ekipet e SEBIN evakuuan ndërtesën e Asamblesë Kombëtare e cila kontrollohet me shumicë nga opozita.