Tensionet SHBA-Iran, Trump sërish kërcënon Iranin

20.05.2019 12:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar edhe një herë Iranin, duke thënë se nëse Teherani dëshiron luftë, atëherë ky do të jetë “fundi zyrtar i tij”.

“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë më mos e kërcënoni SHBA-në!” ka shkruar Trump në rrjetin social Tëitter, në një postim që mund të shkaktojë ngritjen e sërishme të tensioneve.

SHBA vendosi të zbatojë sanksione ndaj Iranit, duke shënjestruar eskportet e naftës të Tehranit, kurse në muajin prill të këtij viti vendosi në “listën e organizatave të huaja terroriste” Gardën Revulucionare të Iranit.

Në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së, presidenti iranian Hassan Rouhani më 8 maj, një vit pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, njoftoi se vendi i tij ka filluar të rikthejë në zbatim një pjesë të aktiviteteve bërthamore dhe se palëve në marrëveshje u është dhënë 60 ditë afat për të marrë masa për mbrojtjen e interesave të Iranit.