Zgjedhjet në Veriun e Kosovës, fitues kandidatët nga Lista Sërpska
Në zgjedhjet e pjesëshme për 4 komuna nëe pjesën e Veriut të Kosovës...

Në zgjedhjet e pjesëshme për 4 komuna nëe pjesën e Veriut të Kosovës, me shumicë serbe, fitore ka shënuar Lista Sërpska. Zgjedhjet u vlerësuan të qeta dhe të mbajtura neë frymë demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja.
