Maqedoni

Pendarovski priti Xhaferin në presidencë, të gjitha kapacitetet në favor të marrjes së datës

20.05.2019 15:01

Rëndësia e Parlamentit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensioni parlamentar në realizimin e interesave të shtetit...

Rëndësia e Parlamentit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensioni parlamentar në realizimin e interesave të shtetit janë diskutuar në takimin e parë mes shefit të shtetit, Stevo Pendarovski, dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në takimin e parë në vilën Vodno.
 
Siç theksoi kabineti i Pendarovskit, Xhaferi ia ka uruar Pendarovskit funksionin dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme. Pendarovski dhe Xhaferi kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
“Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë që të gjitha institucionet në shtet në periudhën e ardhshme t’i drejtojnë kapacitetet e përgjithshme drejt realizimit të hapit të ardhshëm të rëndësishëm në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut – caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian”,- kumtoi presidenca.
 
Dy bashkëbiseduesit kanë dakordësuar koordinim më të afërt të mëtejshëm të të dyja institucioneve në dobi të qytetarëve dhe në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
“Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski e potencoi rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar”,- thuhet në kumtesën e Kuvendit republikan. 
 
Takimi me Xhaferin është në vazhdën e takimeve zyrtare që  Pendarovski realizon pas inaugurimit president republike. Javën e kaluar, Pendarovski priti kryeministrin, Zoran Zaev.
 
SHPËTIM NUREDINI