Ekonomi
Maqedonia përmirëson konkurrencën
03.09.2014 09:39
Maqedonia është në vendin e 63-të të listës së konkurrencës në raportin më të ri të Forumit Ekonomik Botëror...

Maqedonia është në vendin e 63-të të listës së konkurrencës në raportin më të ri të Forumit Ekonomik Botëror, duke u ngjitur për 10 vende në krahasim me vitin e kaluar kur u klasifikua në pozicionin e 73-të.
Nga vendet e rajonit, Mali i Zi është në vendin e 67-të, Sllovenia në vendin e 70-të, Kroacia në të 77-tin, Greqia në të 94-tin dhe Shqipëria në vendin e 97-të.
Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2014-2015, indeksi i konkurrencës së Maqedonisë arrin 4,26 në shkallën nga 1 deri në 7.
Sipas raportit, më konkurruese nga 144 vende të klasifikuara në botë është Zvicra, pas saj vijnë Singapori, SHBA-ja, Gjermania, Finlanda, Japonia, Hong-Kongu, Holanda, Britania e Madhe dhe Suedia.
