Këshilli Gjyqësor, IDNJ: Duhen gjykatës cilësorë dhe transparencë
Përfaqësues të Institutit për të Drejtat e Njeriut...

Përfaqësues të Institutit për të Drejtat e Njeriut janë të mendimit se Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili është në fuqi pas nënshkrimit të tij nga presidenti aktual, do të sigurojë transparencë më të madhe me përzgjedhjen e anëtarëve të këtij këshilli, efikasitet dhe njëherë e përgjithmonë siguron që anëtarët të japin përgjegjësi për punën që bëjnë në këtë organ.
“Është e nevojshme përzgjedhja cilësore e gjykatësve në Këshillin Gjyqësor dhe veprime cilësore dhe të përgjegjshme në rastet eventuale të shkarkimit ose ngritjes së procedurave disiplinore ndaj tyre. Ajo që është më e rëndësishme se edhe se me ligjin e ri anëtarët e Këshillit Gjyqësor do t’i nënshtrohen përgjegjësisë për punën e tyre dhe ku do të vlerësohet puna e tyre si nga vetë gjykatësit ashtu edhe nga organet të cilat i kanë përzgjedhur ata. Andaj vlerësoj se në këto situata duhet të jemi të kënaqur me zgjidhjen ligjore dhe të themi se shkojmë një hap para”,- u shpreh kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska.
Me rastet kur kemi gjykatës të dyshuar dhe duhet të vendoset për masën e paraburgimit, Këshilli Gjyqësor ka për obligim të vendos vetëm për marrjen e imunitetit ndaj një gjykatësi të caktuar, shton Nikollovska.
“Interpretimit i drejtë i ligjit nënkupton se Këshilli Gjyqësor të mund të vendos ekskluzivisht vetëm për marrjen e imunitetit të gjykatësve, me çka me automatizëm hapet dera që gjykata më pas të vendos për masën e paraburgimit”,- u shpreh kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska.
Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor në Kuvend u soll për herë të tretë pasi që i njëjti nuk dekretohej nga presidenti i deritanishëm Ivanov. Me këtë ligj, përveç ministrit të drejtësisë, të drejtë vote në Këshillin Gjyqësor nuk do të ketë as kryetari i Gjykatës Supreme. (Rexhep Qamili, TVM2)
