Maqedoni
“BE për ty” në Kumanovë, Jazbec: Detyra jonë, rinia
20.05.2019 18:35
Në kuadër të rrugëtimit nëpër Maqedoninë e Veriut, autobusi i delegacionit të BE-së vizitoi edhe Kumanovën...

Në kuadër të rrugëtimit nëpër Maqedoninë e Veriut, autobusi i delegacionit të BE-së vizitoi edhe Kumanovën, një aktivitet që ka për qëllim vënien e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes takimeve, punëtorive dhe debateve me nxënësit e shkollave të mesme.
Ambasadori i Sllovenisë, Millan Jazbec, i cili udhëhoqi delegacionin, u takua me nxënësit e Gjimnazit “Goce Dellçev”.
“Pata një takim të gjatë me nxënësit e kësaj shkolle. U parashtrova pyetje në gjuhën angleze për të parë se sa e njohin këtë gjuhë. Ishin mjaft të përgatitur dhe kjo është punë e mirë për promovimin e BE-së, në vendin tuaj. Kjo është detyrë e çdo ambasadori të BE-së të bisedojë me të rinjtë dhe të shohë se çka i motivon”,- tha ndër tjera ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Jazbec.
FATLUM AQIFI
