Maqedoni

Festivali Europian i Këngës, Todevska: Krenaria është e paimagjinueshme

20.05.2019 19:43

Është kthyer mbrëmë në Shkup përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovizion, Tamara Todevska...

Ajo është krenare për votat e jurisë që e vendosi vendin tonë në vendin e dytë, por edhe për rezultatin përfundimtar që e përcaktuan votat e publikut.
 
Krenare edhe që vota e saj arriti t’i bashkojë të gjithë. Rangimi në vendin e tetë, sipas Todevskës, hap rrugën për përfaqësuesit e radhës që krenarë të shkelin skenën eurovizive vitin e ardhshëm. 
 
“Për 45 minuta nuk morëm frymë, nuk ishim të vetëdijshëm se çfarë po ndodh. Gjatë gjithë kohës, ashtu edhe si na radhiteshin 12–shet, kthenim kokën nga njëri-tjetri dhe me vete thoshim se çka bëmë. Kishim pasiguri. Më vjen keq për ato dy vota për të cilat humbëm vendin e parë nga juria profesionale. Por, nuk ka rëndësi, pasi që askush nuk dominonte më shumë se ne”,- tha përfaqësuesja e RMV-së në Eurovizion, Tamara Todevska.
 
Tamara u prit ashtu si e meritonte nga fansat e saj, për të cilët edhe një herë interpretoi këngën “Proud”.
 
Vendi i tetë është radhitja më e lartë që vendi ynë ka pasur ndonjëherë në Festivalin Europian të Këngës që nga paraqitja  e parë në vitin 1998.
 
Më mirë në radhitje deri tani ishte ajo e vitit 2006 kur Elena Ristevska arriti në vendin e 12 me këngën “Ninanana”.
 
10 vitet e fundit  Maqedonia e Veriut nuk arriti të shijonte finalen e madhe.
 
LEUNORA KALIQI