Botë
Ukrainë, presidenti betohet dhe njofton zgjedhje në tetor
20.05.2019 20:29
Presidenti i ri i Ukrainës, komediani Volodimir Zelenski, ka befasuar në momentet e para pas bërjes së betimit si president...

Gjatë ceremonisë së betimit në Kiev, ai njoftoi se do të shpërndante Parlamentin.
Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen tashmë në tetor të këtij viti.
Zelenski tha se fundi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit do të ishte prioritet i tij kryesor.
.Një rishtar në politikë, Zelenski, ka bërë fushatë ashpërsisht kundër korrupsionit.
“Njerëzit duhet të vijnë në pushtet për t’i shërbyer publikut”,- tha ai, duke iu referuar Rusisë, por pa e përmendur atë, ai tha se “ukrainasit duhet të bëhen zviceranë sa i takon aftësisë për të jetuar të lumtur përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve”.
