Maqedoni

Parashikimi i motit

21.05.2019 09:02

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri 13 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 16 deri 26 gradë celcius.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 6 gradë, ndërsa e ditës deri në 20 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë më stabil dhe nuk do të ketë reshje të shiut, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.