Botë

Austri, videoskandali - largohet gjysma e kabinetit

21.05.2019 09:31

Të gjithë ministrat që ishin emëruar nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë në Austri kanë dhënë dorëheqjen, duke e futur qeverinë në një kaos të paparashikuar....

Dorëheqjet erdhën pasi udhëheqësi i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, që mbante postin e zëvendëskancelarit, u detyrua të dorëhiqej gjatë fundjavës, pas publikimit të një videoskandali ku Strache ishte filmuar teksa propozonte të ofronte kontrata qeveritare për mbesën e një oligarku rus. Mes ministrave të dorëhequr janë ai i Jashtëm, ai i Mbrojtjes, ai i Transportit, si dhe ai i Çështjeve Sociale. Partia e Lirisë kishte zënë gati gjysmën e kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve të fundit në Austri.