Maqedoni

Ndryshimet në Qeveri, Zaev: Vendimet, në fillim të qershorit

21.05.2019 10:51

Kryeministri, Zoran Zaev, nga Vjena, bëri të ditur se në pjesën e parë të muajit qershor...

Kryeministri, Zoran Zaev, nga Vjena, bëri të ditur se në pjesën e parë të muajit qershor do të dalë me vendime konkrete për ndryshimin e kuadrove në qeveri dhe në LSDM. Ai tha se do të ketë ndryshime duke filluar nga qeveria deri në eshalonet më ulëta, pastaj në pushtetin lokal dhe në partinë që e drejton ai.
 
“Në qershor, edhe atë gjysmën e parë të qershorit, unë kam ndërmend të dal me zgjidhje konkrete për ndryshime edhe atë në qeveri, në institucionet qeveritare, do të thotë vendet e drejtorive, bordeve menaxhuese, bordet mbikëqyrëse, në zonën lokale, do të thotë një nivel i tretë poshtë dhe sigurisht se do të ndodhin ndryshime personale në LSDM, që do të thotë gjithashtu përmirësim i performancave të partisë kryesore qeverisëse, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe në sundimin e vendit”, theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Ai theksoi se ajo që po ndodh në vendin tonë është diçka e cila është një pjesë logjike e sundimit dyvjeçar të qeverisë së udhëhequr nga Social Demokratët, ku i pamë dobësitë dhe falënderoj Zotin që kishim zgjedhje ku qytetarët fjalë për fjalë dërguan një mesazh se disa gjëra duhet të ndryshohen dhe këto janë rolet e dobëta të ekzekutivit. 
 
“Ndoshta edhe në vetëqeverisjet lokale kanë dobësi të caktuara të cilat janë nën autorizimet e LSDM-së dhe koalicionit qeverisës. Sigurisht, ndryshimet do të ndodhin. Unë thashë se do të ndodhin në fillim të qershorit, sepse raportin e mbyll Bashkimi Evropian dhe e shpall atë më 29 maj”,- tha Zaev.