Maqedoni
Kontrolli ndaj funksionarëve, BDI këmbëngul për veting për të gjithë
21.05.2019 11:15
BDI mbetet në kërkesën për veting ndaj deputetëve dhe zyrtarëve që kryejnë veprimtari publike...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me përfaqësuesit e IRI-it, kërkoi këshilla për zbatimin e sistemit të kontrollit në vend. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të parandalohen sulmet kundër zyrtarëve dhe përhapjen e lajmeve të rreme.
Ahmeti nuk ka diskutuar ende me partnerin e koalicionit Zaev për ndryshimet eventuale në ekzekutiv. Pret që të kalojnë obligimet e kryeministrit që të dakordohen për një takim mbi këtë temë. Për skandalin me Pavle Bogoevskit, Ahmeti tha se nuk ka qenë në rrjedhë.
