Botë
Ukrainë, dorëhiqet kryeministri dhe dy zyrtarë të tjerë
21.05.2019 11:36
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, njoftoi dorëheqjen e tij....

Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.
Njoftimi i tij erdhi pak orë pasi presidenti, Volodymyr Zelensky, bëri betimin, njoftoi se do të shpërndante Parlamentin dhe se brenda dy muajve do të mbaheshin zgjedhje të reja. Kryeministri Groysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit, Petro Poroshenko, tha ndërkohë se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Dorëheqja e tij pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit, ministrit të mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqjen të hënën.
