Botë

Parlamenti grek sulmohet me bojë dhe bomba tymuese

21.05.2019 14:24

Një grup i vogël prej 15 personash të maskuar sulmuan me bojë Parlamentin e Greqisë....

Incidenti ndodhi pas pak orës 14:00 sipas orës lokale, kur personat arritën që ti shpëtonin rojeve të sigurisë.
 
Ata hodhën topa me bojë të kuqe drejt godinës së Parlamentit dhe bomba tymuese. Më pas u larguan nëpër rrugët e sheshit "Sintagma" duke iu shmangur policisë.
 
Nuk janë ende të qarta arsyet e këtij sulmi./Ora News