Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” shënoi 70-vjetorin e themelimit

21.05.2019 16:19

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” shënoi 70-vjetorin e themelimit...

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” shënoi 70-vjetorin e themelimit dhe Ditën e Patronatit të Universitetit. Kjo ditë është e rëndësishme si për universitetin por edhe për vendin, sepse është një nga shtyllat kryesore të shtetit, theksoi rektori i universitetit, Nikolla Jankullovski.

“Në 70 vitet e fundit, profesorët, rektorët, revizorët kanë kontribuar  për të përmirësuar dhe avancuar zhvillimin e universitetit tonë. Puna epokale e vëllezërve të shenjtë, Kirili dhe Metodi, duhet të vazhdojë për mirëqenien e brezave të ardhshëm të studentëve”,- tha rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski.

PROMOVOHET MONOGRAFIA E UNIVERSITETIT 1949-2019

Në shënimin e përvjetorit të universitetit u promovua edhe monografia e universitetit 1949- 2019 nga dekani i fakultetit filozofik, Ratko Duev.

“Këto faqe janë një dëshmi për vazhdimin e misionit të vëllezërve të shenjtë, Kirili dhe Metodi, nga breza të profesorëve, bashkëpunëtorëve, zyrtarëve dhe studentëve në 70 vitet e fundit. Lexuesit do të kenë mundësinë të lexojnë se si u zhvillua universiteti dhe se si aktiviteti shkencor dhe mësimi i studentëve nga pjesë të ndryshme të vendit tonë u shfaqen gradualisht nga kufijtë e saj dhe u përhapën në të gjithë rajonin dhe përtej botës”,- tha dekani i Fakultetit filozofik, Ratko Duev.

Në kampusin universitar u mbajt edhe shërbesë fetare kushtuar vëllezërve Kirili dhe Metodi. Delegacionet vendosën lule para përmendores, si dhe u ndanë çmime për studentët më të mirë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)