Maqedoni

KRRE: Metodologjia e re gati për dy ditë

21.05.2019 16:38

Metodologjia e re, sipas të cilës do të përllogariten çmimet e reja të derivateve të naftës....

Metodologjia e re, sipas të cilës do të përllogariten çmimet e reja të derivateve të naftës, do të jetë gati për dy ditë, bëjnë të ditur nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Njëherit nga ky Komision nuk kanë pranuar kërkesat e tregtarëve të naftës të cilët kanë kërkuar që të fitojnë  mbi gjashtë denarë për një litër të karburantit të shitur.
 
“Të hënën e ardhshme do të sjellim çmime të reja të cilat do të jenë maksimale në përputhje me metodologjinë e re që do ta miratojmë këto dy ditë. Mbi këtë çmim nuk mund të dalë asnjë kompani, por mund të shkojnë vetëm nën këtë çmim dhe kjo është një hapësirë për konkurrencë. Me metodologjinë e re, çmimet të cilat do të miratohen nga Komisioni Rregullator për Energjetikës do të jenë më të ulëta sesa çmimet e përcaktuara me metodologjinë paraprake. Përfitimet nga metodologjia e re do të shkojnë edhe tek qytetarët, por edhe tek tregtarët e derivateve të naftës”,- deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
 
Për shpenzimet e transportit ende po analizohet, thonë nga Komisioni Rregullator, por propozimi i kompanive për rritje të marzhës për 0,8 denarë është i papranueshëm. Nga Komisioni Rregullator janë të kënaqur me kompanitë të cilat kanë përcaktuar çmime të cilat do t’i kishte përcaktuar edhe vetë komisioni. 
 
GAZMEND KURTISHI