Maqedoni
Remenska: Deputetët nuk duhet të jenë pjesë e Komisionit në punësimet e Agjencisë së Sigurisë
21.05.2019 17:00
Ministria e Brendshme nuk ka pranuar amendamentin e deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski, për Ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare...

Remenski thotë se për të shmangur politizimin dhe partizimin e këtij institucioni nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e dy deputetëve në komisionin i cili do të bëjë selektimin e të punësuarve të Agjencisë, siç parashihet me propozim-ligjin aktual.
Ne jemi përfaqësues të partive politike në Kuvend dhe sigurisht nuk jemi kompetentë për të marrë pjesë në një procedurë të tillë dhe nuk ka mundësi ligjore për këtë.
“Propozimi im është në atë komision 6 anëtarësh, kryetar duhet të jetë drejtori ashtu si edhe në komisionet tjera, dy anëtarë të jenë nga MPB, dy anëtarë nga DSK dhe dy anëtarë nga sindikata policor. Kjo është përbërja relevante që duhet të vendos për procedurat e punësimit dhe selektimin e të punësuarve”,- tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.
Por, deputeti i Alternativës thotë se roli i deputetëve në Komisionin për punësim do të jetë vetëm mbikëqyrës.
“Roli është mbikëqyrje e procesit të përzgjedhjes së kuadrove i cili duhet të rrjedhë konform dispozitave ligjore apo konform Ligjit për Agjencinë nacional. Roli apo detyra e deputetëve do të jetë të mbikëqyrin respektimin e normave ligjore gjatë këtij procesi”,- tha Rexhep Mehmeti nga Alternativa.
Agjencia për Siguri Kombëtare duhet të fillojë punë në qershor të këtij viti, si organ i pavarur nga MPB dhe do të zëvendësojë DSK-në.
Drejtori i Agjencisë do të emërohet nga Qeveria por do t’i japë llogari Kuvendit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
