Maqedoni

Pendarovski dekretoi 21 ligjet e refuzuara nga Ivanovi

21.05.2019 17:47

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka nënshkruar dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk ishin firmosur nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov...

Nga kabineti i Pendarovskit njoftojnë se janë nënshkruar dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe ligje të tjera, të cilat pasi ishin miratuar me emrin e ri të shtetit, nuk u nënshkruan nga Ivanov.

“Presidenti Pendarovski vlerëson se këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”,- thuhet në kumtesën e kabinetit presidencial.