Takimi Zaev - Ahmeti, diskutohen ndryshimet në Qeveri
Kryeministri, Zoran Zaev, ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti....

Kryeministri, Zoran Zaev, ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për të diskutuar ndryshimet në ekzekutiv.
Pas takimit nuk janë dhënë deklarata, ndërsa para takimit Zaev ka thënë se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me subjektet, por me personalitetet që nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve.
“Do të vijë koha që të shpalosen detaje. Flasim për arrogancë, mospërmbushje të nevojave të institucioneve dhe pritjeve të qytetarëve. Flasim për persona dhe jo për përfaqësues të partive politike apo të institucioneve. Për të gjithë ata që kanë treguar lëshime në funksione, është mirë që të mendohet dhe të ndryshohen”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Zaev ka paralajmëruar se do të takohet edhe me liderët tjerë të partive që anë pjesë e koalicionin qeverisës, ndërsa vendimet do të merren në fillim të qershorit.
