Maqedoni

Parashikimi i motit

22.05.2019 09:03

Ditëve të ftohta dhe me shi si duket ju erdhi fundi....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vransira lokale në veriperëndim.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 15 deri në 28 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë kryesisht stabil dhe i thatë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës deri në 25 gradë Celsius.