Maqedoni

Qeveria , Zaev dhe Ahmeti do të takohen sërish

22.05.2019 11:19

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin e djeshëm....

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin e djeshëm kanë biseduar rreth rikonstruimit të Qeverisë, të paralajmëruar nga kryeministri. Pas takimit, as Zaev e as Ahmeti nuk u prononcuan për mediat, por në një komunikatë të qeverisë thuhet se dy liderët do të bisedojnë me strukturat partiake e më pas do të vazhdojnë takimet.
 
“Qëllimi i këtyre iniciativave është sigurimi i zgjidhjeve kuadrovike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, në drejtim të realizimit të rezultateve më të mira në planin ekonomik dhe realizimin e pritjeve të qytetarëve”,- thuhet në njoftimin e sektorit për informim të Qeverisë.
 
Kryeministri, Zoran Zaev, dje para takimit paralajmëroi se me partnerët e koalicionit do të bisedojnë për rikonstruim dhe për personalitete, e jo për pjesëtarë të partive politike ose profesionistë të cilët janë në Qeveri. Ata që kanë treguar dobësi, ia vlen të zëvendësohen, tha Zaev, i cili do të vazhdojë takimet edhe me liderët e partive tjera të koalicionit.