Maqedoni

Zgjedhjet në BE, aplikacion për orientimin e të pavendosurve

22.05.2019 11:44

Me një aplikacion shumëgjuhësor të zhvilluar nga hulumtuesit e Institutit Universitar Evropian...

Me një aplikacion shumëgjuhësor të zhvilluar nga hulumtuesit e Institutit Universitar Evropian në bashkëpunim me Universitetin e Luçernës, në funksion të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, synohet nxitja e qytetarëve të pavendosur që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen prej 23 maji deri më 26 maj.
 
Aplikacioni ”euandi2019”, i disponueshëm në 20 gjuhë, fton përdoruesit të reagojnë ndaj 22 çështjeve politike që mbulojnë tema të ndryshme, nga emigracioni dhe deri në politikën e jashtme të BE. Rezultatet do të tregojnë, në varësi të përgjigjeve, se cilat parti janë më të përafërta me vizionin e zgjedhësit, në një mënyrë “politikisht neutrale”.
 
Projekti është rezultat i punës së një ekipi prej 122 shkencëtarësh dhe ekspertësh politikë, të ardhur nga vende të ndryshme anëtare të BE-së, dhe mbulon mbi 250 parti dhe lista elektorale në garën për Parlamentin Evropian.