Maqedoni

Stoltenberg në Shkup më 2 dhe 3 qershor

22.05.2019 12:40

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe anëtarët e Këshilli Veriatlantik, më 2 dhe 3 qershor, do ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut. ....

Ata do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën Veriatlantike. Vizita e qershorit është  vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vendin tonë, pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
 
Protokolli deri tani është ratifikuar prej 13 nga 29 vendet anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjithë aleatëve, vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.