Maqedoni

Dita Botërore e Biodiversitetit, promovohen dy strategji për natyrën

22.05.2019 15:56

Në Ditën Botërore të Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit Jetësor promovoi dy dokumentet nacionale për natyrën...

Bëhet fjalë për “strategjinë nacionale për mbrojtjen e natyrës me planin e veprimit për periudhën 2017-2027” dhe “strategjinë nacionale për biodiversitetin”, me planin e veprimit 2018-2023.  
 
“Si bazë e përgatitjes së strategjisë më të re na shërbeu strategjia globale që u miratua në Nagoja të Japonisë në vitin 2010, ku ishin evidentuar qëllimet strategjike globale, në kuadër të të cilave ishin përfshirë 20 qëllime nacionale që duhet çdo vend anëtar i konventës së biodiversitetit t’i përshtat për nevojat e veta”,- deklaroi udhëheqësi i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë e Biodivesitetit, Vllado Matevski.
 
“Paraqet fondament në të cilin janë përfshirë aspektet e karakteristikave të përgjithshme të Maqedonisë së Veriut, aspektet e gjeologjisë dhe trashëgimisë gjeologjike që është e llojllojshme dhe shumë e pasur. Po ashtu u përfshinë aspektet e vlerave gjeo-morfologjike nëpër objekte të ndryshme të relievit. Janë përfshirë ujërat me të gjitha karakteristikat, shumëllojshmëria biologjike dhe janë përpunuar sistemet gjeografike informative, ku të gjitha objektet janë evidentuar në formë hartografike dhe janë organizuar në formë elektronike”,- tha koordinatori i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë e Mbrojtjes së Natyrës, Bllagoja Markovski.
 
“Me zbatimin e aktiviteteve të planeve të veprimit të të dy strategjive do të përmirësojmë zbatimin e legjislacionit kombëtar për mbrojtjen  e natyrës, zbatimin e direktivave të  BE-së mbi habitatet dhe zogjtë si instrumente më të rëndësishme të BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe në mënyrë më efikase do t’i zbatojmë dispozitat e konventave dhe kontratave ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës”,- tha ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku.
 
Dy strategjitë u përpiluan me mbështetje financiare nga Ambasada e Zvicrës në Shkup. 
 
GYLTENE SINANI