Maqedoni

Sh. M. “Marija Kiri Skllodovska”, rikonstruim i tërësishëm, shkolla gati në shtator

22.05.2019 16:33

Filloi rekonstruimi i Shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska”....

Një investim prej 44 milion denarë, që pritet të kthejë këtë shkollë në një objekt të ri dhe modern. Investimi i fundit në këtë shkollë është bërë para më shumë se 50 vitesh dhe intervenimi ishte i patjetërsueshëm. Tërësisht do të ndërrohen edhe shtyllat mbajtëse të objektit.  
 
“Ne do të bëjmë ndërrim të plotë të të gjithë konstruksionit dhe ndërrimin e xhamit të thjeshtë prej tetë milimetrave me xhama të reja gjeotermike dhe me ngjyrë. Deri në shtator presim që shkolla të jetë gati dhe të jetë krenaria e qytetit tonë”,- tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
“Me këtë intervenim do të përmirësohet gjendja e efikasitetit energjetik në shkollën tonë dhe do të marrë një pamje moderne dhe evropiane në njëfarë forme. Shpresojmë se në të ardhmen do t’i kemi dyert e hapura te Qyteti i Shkupit për nevojat tjera në laboratorët tanë, për përmirësim të kushteve të nxënësve”,- tha u. d. drejtori i Shkollës “Marija Kiri Skllodovska”, Blerim Nebiu.
 
Drejtori Nebiu tha se momentalisht numri i klasave është i mjaftueshëm dhe nuk kanë nevojë për zgjerim, por nevojitet modernizimi i aparaturave nëpër laboratore. 
 
BELINDA KOKA ADEMI