Ekonomi
Reformat në ekonomi, diskutohet strategjia 2020-2022
22.05.2019 16:47
Zvogëlimi i papunësisë te të rinjtë, kyçja e bizneseve vendore me rrjete të ndryshme të bizneseve në tregun evropian...

Zvogëlimi i papunësisë te të rinjtë, kyçja e bizneseve vendore me rrjete të ndryshme të bizneseve në tregun evropian dhe ulja e tregtisë ilegale janë disa nga prioritetet kyçe të reformave në ekonomi.
Ekzekutivi thotë se punon që gjatë periudhës 2020-2022 të mundësojë qasje më të lehtë institucioneve në procesin e koordinimit për politikave ekonomike në BE, proces që parasheh qasje të gjithë sektorëve që kanë ndikim në ekonominë e vendit.
“Kemi pasur reagime përgjatë viteve të kaluara nga vendet në zhvillim dhe Komisioni Europian, se vendi nuk ka strategji për financat publike, nuk ka transparencë, ndryshim të shpejtë të ligjeve dhe vërejtje të tjera. Por, me përpilimin e dy programeve për reforma janë dhënë vlerësime pozitive sa i përket reformave ekonomike , reformave në financa, transparencë në financat publike dhe stabilizim të borxhit publik”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Ekspertët ndërkombëtarë këmbëngulin për rritje të konkurrencës dhe produktivitetit dhe afrimit të bizneseve në tregun e BE-së.
“Një nga prioritetet kryesore është të rritet produktiviteti dhe konkurrenca në sektorin privat në vend, me qëllim integrimin e kompanive në tregun e BE-së”,- theksoi këshilltari special në Qeverinë e Maqedonisë për Reforma Ekonomike, Valter Deffaa.
“Është proces që ju ndihmon, parasheh aktivitete ekonomike ku mund të gjeni njohuri të ndryshme dhe praktika europiane”,- theksoi Andreas Papadopulos nga KE.
“Kapaciteti potencial dhe ai i fuqisë punëtore është i mjaftueshëm në vendin tuaj dhe këto resurse duhet të shfrytëzohen. Fokusi të mos bie vetëm te administrata, por te të gjithë të punësuarit që të jenë në hap me kohën”,- u shpreh drejtoresha e Qendrës për Financa të Paparashikueshme, Jana Repanshek.
Sa i përket realizimit të masave që dalin nga programi për reforma ekonomike, Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate më pozitive nga vendet e tjera, të pranuara edhe nga Komisioni Europian.
GAZMEND REXHEPI
