Rasti “Tortura”, shpalosen dëshmi për arrestimin e Boshkovskit

22.05.2019 17:06

Me dëgjimin e dëshmitarëve të punësuar në sektorin për krim ekonomik dhe korrupsion në MPB....

Me dëgjimin e dëshmitarëve të punësuar në sektorin për krim ekonomik dhe korrupsion në MPB, ka vazhduar gjykimi për rastin “Tortuara”, rreth mënyrës së arrestimit të Lube Boshkovskit.

Katër dëshmitarë deklaruan se kanë punuar në këtë rast, por nuk e dinë se kush ka urdhëruar prangosjen e Boshkovskit.

“Nuk jam i njoftuar se kush ka dhënë urdhër për arrestimin e Boshkovskit. Për këtë isha i njoftuar përmes telefonit. Mendoj se më informoi Mitko Çavkov nga Qendra për Parandalimit të Krimit të Organizuar. Më pas, të punësuarve iu dhashë detyra për sigurimin e dëshmive dhe kryerjen e bastisjeve. Unë dhe kolegët e mi, menjëherë u drejtuam në vendin ku na ishte dhënë urdhri në objektin “Vodenica””,- tha udhëheqësi i Njësisë për Luftë Kundër Korrupsionit, Zharko Spasevski.

Seanca e radhës u caktua për më 20 qershor ku do të dëshmojnë gazetarja, Olivera Trajkovska, biznesmeni, Orçe Kamçev, dhe ish zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Në rastin “Turtura” të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski, dhe pesë pjesëtarë të njësitit që akuzohen për mënyrën se urdhëruan dhe ekzekutuan arrestimin e liderit të partisë të bashkuar për Maqedoninë. (Flutura Latifi, TVM2)