Maqedoni

Dimitrov: Presim në qershor atë që BE na e premtoi

22.05.2019 18:03

Maqedonia e Veriut duhet ta marrë atë që Këshilli i BE-së i premtoi vitin e kaluar...

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, në Bukuresht, pas takimit me homologun e tij rumun, Teodor Maleshkanu. 
 
Dimitrov pret caktimin e datës për çeljen e negociatave në qershor, sepse, sipas tij,  vendi ynë nuk ka probleme të hapura me fqinjët dhe në plan të brendshëm  shteti punon në përforcimin e institucioneve. 
 
“Ne kemi nevojë që BE të bëjë punën e duhur dhe puna e duhur është të pranojë dhe të vendos që ne të fillojmë bisedimet. Qëllimi ynë është të fillojnë bisedimet me mbledhjen e parë ndërqeveritare në fund të vitit, siç është thënë në konkluzat e Këshillit vitin e kaluar, ku thuhet: Nëse ia dilni keni rezultate,  ne do të vendosim në qershor për fillimin e bisedimeve dhe  për mbledhjen e parë ndërqeveritare kah fund i këtij viti”,- deklaroi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Për të përforcuar bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, Dimitrov dhe Maleshkanu kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në sferën e integrimeve evropiane. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU