Futboll

Tore Levante, kundërshtar i Maqedonisë para ndeshjes kundër Spanjës

03.09.2014 11:52

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, në vigjile të ndeshjes së parë kualifikuese për kampionatin evropian vitin 2016...

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, në vigjile të ndeshjes së parë kualifikuese për kampionatin evropian vitin 2016, do të zhvilloj një ndeshje kontrolluese të karakterit të mbyllur, me ekipin nga liga e tretë spanjolle, Tore Levante.

Ndeshja do të zhvillohet nesër pasdite, ndërsa seleksionuesi Boshko Gjurovski në të njejtën do të orvatet të zbatoj disa nga idetë taktike para fillimit të kualifikimeve.

Këtë mundësi, seleksionuesi e paralajmëroi që para nisjes për në Valensi, ku gjatë ditës së djeshme u bë grumbullimi I futbollistëve, ndërsa ekipi është kompletuar sot, me arritjen e sulmuesit Jovan Kostovski.

Nga ana tjetër, gjashtë shqiptarët Cuculi, Aliovski, Demiri, Hasani, Abdurahimi dhe Ibraimi, veq më janë në ekip dhe të gjithë të gatshëm I vazhdojnë përgatitjet.

Ndeshja kontrolluese kundër Tore Levantes do të luhet në stadiumin “Kampo Municipal Oriols”, që ka kapacitet prej 2.000 ulëse, por hyrja e shikuesve nuk do të lejohet, pasi sfida do të jetë e karakterit të mbyllur, vetëm për nevojat e seleksionuesit Boshko Gjurovski dhe trajnerit të ekipit spanjoll, që është nga rajoni i Valensisë. 

MUSTAFA ADEMI