Funksionimi i sektorit civil, analizohen modelet e financimit të OJQ-ve

22.05.2019 18:12

Sektori civil është bazë e çdo shoqërie demokratike...

Sektori civil është bazë e çdo shoqërie demokratike, ndërsa qeveria duhet të gjejë model për sigurimin e qëndrueshmërisë së tij si faktor kyç në krijimin shoqërisë demokratike dhe cilësore me të drejta të barabarta për të gjithë, mbështetja financiare e të cilave duhet të jetë transparente.

Draft versioni i modelit pritet të jetë gati në fund të qershorit, ndërsa deri në mes të shtatorit të përzgjedhjet modeli i cili del nga përvoja e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe BE-së.

“Do të arrijmë të kemi model i cili do të jetë garanci për reforma në  sistemin për mbështetje financiare të qëndrueshme të organizatave qytetare, e cila duhet të bazohet në principet e transparencës dhe llogaridhënies dhe t’i përgjigjet kërkesave të organizatave qytetare, për veprimtarinë tuaj të pavarur, e cila ka rëndësi kyçe për vendin dhe zhvillimin e tij”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar vlerësojnë se sistemi aktual për mbështetje financiare të OJQ-ve nuk është i reformuar, ndërsa shteti nuk arrin ta shfrytëzojë kapacitetin e tyre në mënyrë efikase.

“Ne si vend aspirant në BE, do të përpiqemi dhe e kemi patjetër ta bëjmë atë që organizatat vendore të financohen kryesisht nga qeveria, përkundrazi, asaj që tani financohen nga donacionet ndërkombëtare”,- deklaroi Aleksandar Krzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë edhe OJQ-të, duhet të jenë transparente në qëllimet dhe shpenzimin e mjeteve të cilat i marrin nga buxheti i shtetit. Analizat e deritanishme dëshmojnë se mjetet buxhetore të shtetit nuk korrespondojnë me nevojat e sektorit civil, pasi që në të shumtën e rasteve mjetet shfrytëzohen nga partitë politike të cilat nuk kanë funksion të OJQ-ve, gjë e cila duhet të ndryshohet. (Leunora Kaliqi, TVM2)