Siena – Itali, autobusi me turistë del nga rruga, një i vdekur

22.05.2019 19:14

Një person ka vdekur kur një autobus turistësh....

Një person ka vdekur kur një autobus turistësh, doli nga rruga dhe u përmbysur në Siena në Firence të Italisë.

Në autobus udhëtonin 60 turistë,  të gjithë nga vendet e Europës Lindore. Sipas dëshmive të para mjeti ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë në skarpatin në krah të rrugës. Të plagosurit janë rreth 15, por asnjë në rrezik për jetën.

Autobusi me dy kate ishte nisur mëngjesin e sotëm nga Montecatini drejt Sienës. Shoferi i është nënshtruar testit për alkool dhe ka rezultuar negativ.