Botë

Arrestohen në Bosnjë 15 rekrutues të luftëtarëve në Siri dhe Irak

03.09.2014 12:30

Autoritetet e rendit në Bosnjë e Hercegovinë, kanë arrestuar në orët e mëngjesit të sotëm 15 persona...

Autoritetet e rendit në Bosnjë e Hercegovinë, kanë arrestuar në orët e mëngjesit të sotëm 15 persona, në kuadër të përpjekjeve për të shpërndarë rrjetin e rekrutimit të luftëtarëve për Siri dhe Irak. Lajmin e ka konfirmuar për Radion “Evropa e Lirë”, Kristina Jozhiq, nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje.

Të dyshuarit po mbahen në ndërlidhje me dyshimet për financim, organizim dhe rekrutim të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për shkuarje në Siri dhe Irak, për pjesëmarrje në konflikt të armatosur në Siri dhe Irak, për t’u rreshtuar përkrah grupeve dhe organizatave radikale terroriste”- ka thënë Jozhiq.

Aksioni është ende në zhvillimin e sipër dhe ai po zhvillohet në gjithsej 17 lokacione.