Botë

Presidenti amerikan arrin për vizitë në Evropë

03.09.2014 12:33

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka nisur një turne vizitash në Evropë. Gjatë ditës së sotme, Obama do të takohet me presidentët e tri vendeve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë...

Në takimin me presidentin e Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se e ka siguruar Estoninë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në Baltikë dhe për përkushtimin e Amerikës, për ta mbijetuar secilin shtet anëtar të NATO-s kundër sulmit.

Estonia, Letonia dhe Lituania ishin nëpërkëmbur nga pushteti rus për dekada të tëra pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991 dhe ato janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Por, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, ku Kievi thotë se forcat ruse u janë bashkuar separatistëve në konfliktin katërmujor, janë shtuar shqetësimet e këtyre  tre vendeve baltike, për lëvizjet e ardhshme të Rusisë.