Shoqata e Odave Ekonomike kërkon masa për përmirësimin e biznesit

23.05.2019 15:48

Shoqata e Odave Ekonomike e Maqedonisë së Veriut...

Shoqata e Odave Ekonomike e Maqedonisë së Veriut paraqiti 78 masa të nevojshme për përmirësimin e klimës së biznesit, me të cilat kërkon përshpejtimin e procesit të digjitalizimit. Brengosja kryesore qëndron në tregtinë ilegale, andaj shoqata, kërkon uljen e mjeteve parafiskale dhe mjeteve të fshehura.

“Definitivisht ajo që ka qenë e detektuar dhe në vitet e kaluara dhe që paraqet problem serioz për kompanitë është tregtia ilegale, por gjithashtu dhe të dhënat e fshehura”,- tha Daniella Arsovska nga OEM.

ZAEV: DO TË IMPLEMENTOHEN MASAT E NEVOJSHME

Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se masat në të kaluarën nga odat e biznesit dhanë rezultate pozitive dhe se do të implementohen ata që me të vërtetë janë të nevojshme dhe të arsyeshme.

“Ajo që është e rëndësishme është se në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të investimeve të huaja. Nga 1 qershori do të realizohet dhe  masa e propozuar nga ju për kthim të TVSh-së  që kjo masë do të luftojë ekonominë joformale dhe mendoj që në të ardhmen të gjitha masat e duhura do të implementohen. Interesi kryesor i vendit është rritja e BPV-së bashkë me të dhe ngritja e standardit jetësor, hapja e vendeve të reja të punës, por dhe eksporti”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

ANGJUSHEV: BËJMË GJITHÇKA TË NDIHMOJMË BIZNESIN

Praktika e viteve të kaluara për rritje të BPV-së në krahasim me 2 vitet e fundit ka ndryshuar, thotë Angjushev, pasi që tani sektori real është ai që dominon në rritje të BPV-së dhe jo intervenimet e shtetit.

“Ajo çfarë është ndryshe 2 vitet e fundit në vend ka të bëjë me atë se qeveria nuk përzihet shumë në ekonomi. Bëjmë gjithçka të ndihmojmë, por jo të dëmtojmë biznesin dhe gjëja e dytë është rritja e BPV-së në bazë të aktiviteteve të sektorit real dhe jo si viteve të kaluara në bazë të aktiviteteve të shtetit”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjyshev.

Kryeministri, Zoran Zaev, u shpreh optimist se ky është dhe viti i ashtuquajtur ekonomik i vendit dhe se tani fokusi i tërësishëm është në zhvillimi ekonomik. (Gazmend Rexhepi, TVM2)