Botë

Putin dhe Poroshenko realizuan një bisedë telefonike

03.09.2014 12:36

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar me telefon për krizën në Ukrainë dhe se pikëpamjet e tyre për zgjidhjet e mundshme “janë përputhur në një masë substanciale”, ka njoftuar për Agjencitë ruse të Lajmeve zëdhënësi i Kremlinit.

“Shefat e shteteve kanë këmbyer opinione për atë se çka kërkohet të bëhet së pari, me qëllim që të përfundojë gjakderdhja në pjesën juglindore sa më shpejtë që të jetë e mundur”- ka thënë zëdhënësi Peskov dhe ka shtuar se “pikëpamjet e presidentëve të të dy vendeve për dalje të mundshme nga kjo krizë e vështirë, përputhen në një shkallë substanciale”.

Putin dhe Poroshenko janë takuar javën e kaluar në Minsk të Bjellorusisë, por nuk ishte bërë progres i qartë drejt përfundimit të konfliktit, nga i cili, prej muajit prill të këtij viti janë vrarë më shumë se 2,600 persona.