Deskoska: S’ka keqpërdorime të sistemit AKMIS nga gjykatat
Gjykatat e vendit kanë filluar të tregojnë rezultate pozitive....

Gjykatat e vendit kanë filluar të tregojnë rezultate pozitive në raport me respektimin e rregullave për shpërndarje elektronike të lëndëve gjyqësore të sistemit AKMIS. Gjatë kontrollit të realizuar në gjashtë gjykata të vendit nuk është regjistruar asnjë keqpërdorim i sistemit elektronik, ka deklaruar ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
“Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur parregullsi dhe keqpërdorime të shumta të sistemit. Sivjet komisionet kanë bërë kontroll në gjashtë, ndërsa rezultatet ishin në kundërshtim me ato paraprake, kjo do të thotë se respektohen rregullat e sistemit AKMIS për ndarjen e rasteve, që tregon se atë që e vendosëm në kornizë ligjore si bazë për shkarkim të gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, nëse diçka ndodh jashtë sistemit AKMIS, jep efekte”,- deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
Sa u përket keqpërdorimeve në të kaluarën me Sistemin Elektronik- AKMIS nga gjykatës të caktuar, ministrja Deskoska tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, janë marrë në pyetje dëshmitarë, si dhe është kryer kontrolli nga ana e Prokurorisë Publike.
Sa i përket miratimit të Ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme, Deskovska tha që po bëhen përpjekje për sigurimin e dy të tretat e votave, ndërkohë që palët vazhdojnë të mbeten në qëndrimet e tyre paraprake. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
