VMRO – DPMNE akuzon LSDM – në se mashtron qytetarët

23.05.2019 18:26

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se mashtron qytetarët.....

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se mashtron qytetarët pasi nuk realizuan premtimin për ngrohje me avull më të lirë.

“Qeveria e LSDM-së dhe Zaevit po sillet si mashtrues ndaj qytetarëve. Ata premtuan ngrohje me avull më të lirë dhe nuk e përmbushën atë, dhe pasi u zbulua mashtrimi, vunë në procedurë parlamentare projekt-ligjin për ndryshimin e TVSh-së, ku nuk parashihet zvogëlimi i TVSh-së për ngrohjen me avull, diçka që kishin premtuar më herët, si me panik kanë shpejtuar dhe me gjysmëmashtrim, nën presionin e VMRO-DPMNE-së dhe publikut që të paraqesin një ndryshim që përcakton zvogëlimin e TVSh-së për shërbimet e ngrohjes me avull”,- deklaroi Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE. (Sedat Selimi, TVM2)