Trupa shtesë amerikanë në Irak
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po dërgohen trupa shtesë për t’i “mbrojtur kapacitetet dhe personelin diplomatik amerikan në Irak...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po dërgohen trupa shtesë për t’i “mbrojtur kapacitetet dhe personelin diplomatik amerikan në Irak, derisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin Qeverinë e Irakut në luftën e saj kundër shtetit islamik”, që është një grup militant.
Në njoftim, megjithatë theksohet se “këto forca shtesë nuk do të shërbejnë në rol luftarak”.
Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Shtetit, John Kerry dhe sekretarin e Mbrojtjes, Hagel, së shpejti ndaras do të udhëtojnë për në Lindjen e Mesme, për të “ndërtuar një partneritet më të fuqishëm rajonal” kundër grupit militant, shtetit islamik.
Ky zhvillim po ndodh derisa militantët e shtetit islamik pretendojnë se e kanë ekzekutuar edhe gazetarin tjetër amerikan në Siri, Steven Sotloff. Bordi i Guvernatorëve të Transmetuesve në Shtetet e Bashkuara, fuqishëm e ka dënuar vrasjen e raportuar me heqje koke të gazetarit amerikan, Steven Joel Stoloff, nga grupi ekstremist dhe kërcënimi për ta vrarë të rrëmbyerin tjetër, David Cawthorne Haines.
