Maqedoni

Parashikimi i motit

24.05.2019 09:06

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Pasdite moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 26 gradë celcius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Pasdite moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 11, ndërsa e ditës deri 23 gradë.
 
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë stabil, ndërsa reshje të shiut paralajmërohen sërish në fillim të javës tjetër.