Botë

Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare

24.05.2019 09:30

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje...

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma është “shumë e rrezikshme”.
 
Lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.
 
Uashingtoni ka targetuar Huawei-n duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.
 
SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare.
 
“Huawei është diçka që është shumë e rrezikshme”, u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
 
“Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme”, tha ai./Top Channel