Botë

Sondazhet: Disfatë e populistëve në zgjedhjet e PE

24.05.2019 09:58

Surprizë në zgjedhjet europarlamentare në Holandë....

Exit poll-et tregojnë se euroskeptikët anti-emigrantë të Partisë së Lirisë të Gert Vildersit kanë humbur tre vende në Parlamentin Europian, duke siguruar vetëm një ndenjëse.
 
Sipas përllogaritjeve, shumicën e vendeve që i takojnë Holandës e kanë marrë laburistët e Frans Timermansit, i cili është kandidat i socialdemokratëve europianë për president të Komisionit Europian.
 
Ndërsa partia popullore e kryeministrit Mark Rute renditet e dyta me 4 vende.
 
Të enjten votuan edhe britanikët, ndërsa sot është radha e Irlandës dhe Çekisë. Zgjedhjet përmbyllen të dielën kur pritet të votojë shumicë e vendeve anëtare të unionit./Tv Klan