Botë

Theresa May tregon datën e largimit të saj

24.05.2019 10:27

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May pritet që sot të njoftojë datën e largimit të saj..

Kjo gjë është bërë e ditur nga disa ministra të kabintetit të saj.
 
Burimet thonë se presin që kryeministrja të japë si afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj 10 qershorin, që ka gjasa të jetë fillimi i garës zyrtare të lidershipit.  Ajo ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të fundit për Brexit.Që nga janari, Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes që Znj. May negocioi me BE-në tri herë.
 
Përpjekjet e fundit për të gjetur një kompromis formal me Laburistët gjithashtu dështuan.