Botë
Libi, shpëtohen dhe riatdhesohen 285 migrantë
24.05.2019 10:56
285 migrantë janë zbuluar në disa varka gome teksa përpiqeshin të largoheshin nga LIbia....

Varkat janë zbuluar nga Mjekët pa kufij, të cilët ka njoftuar menjëherë rojet bregdetare italiane. Italia ka dërguar menjëherë një helicopter pranë varkave por nuk ka intervenuar duke pritur që migrant të shpëtphen nga rojet bregdetare të Libisë.
Migrantët janë marrë nga këto të fundit dhe janë riatdhesuar. Por OJQ mjekët pa kufij, ka alarmuar se në Libi nuk ka siguri për mirgantët e kthyer dhe ka akuzuar madje për johumanizëm Italinë që nuk ndërmori asgjë që t’ i shpëtoi migrantët vetë por priti ardhjen e forcave detare libiane. Nga OJQ-të Libia ka kohë që konsiderohet si një vend jo i sigurtë për migrantët.
