Botë

ShBA, 130 tornado në një javë, 8 të vdekur

24.05.2019 11:25

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tornadoja e fuqishme që goditi Amerikën qendrore....

Tre persona mbetën të vdekur vetëm mbrëmë në kryeqytetin e Misurit, Xheferson, kur tornado kaloi përmes tij i shoqëruar me erë të fuqishme dhe shi. Rreth 20 persona përfunduan me lëndime në spital. 
 
“Jetojmë këtu që në vitin 1936 kur gjyshi im filloi biznesin e tij, por asnjëri nga ne nuk mban mend një shkatërrim të tillë. 90% e biznesit tonë është shkatërruar, gati sa nuk qava kur pashë shkatërrimin”,- deklaroi banori i zonës, Kevin Riley.
 
“Dëgjuam nga jashtë sirenat që u lëshuan, ishim gati për të fjetur sepse ishte pak para mesnatës kur u lëshuan sirenat. Shumë shtëpi janë pa çati, është fat i madh që ka kaq pak viktima. Është mrekulli që njerëzit e kaluan pa shumë dëme këtë stuhi”,- tha banorja e zonës, Carrie Tergin.
 
Tornado goditi edhe qytetin  Joplin në Misuri, por pa shkaktuar shumë dëme. Gjithsesi, banorët e tij prisnin me tmerr mbarimin e stuhisë që goditi në ditën e përkujtimit të tornados EF5 në 2001 që e shkatërroi tërësisht qytetin. Që nga e hëna, pjesa qendrore e ShBA-ve është goditur nga rreth 130 tornado. Vetëm të enjten janë regjistruar 45 të tilla. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI