Maqedoni

Zaev në Mal të Zi, seancë e përbashkët mes dy qeverive

24.05.2019 11:15

Kryeministri Zaev së bashku me delegacionin qeveritarë të përbërë nga ministra dhe zv/ministra...

Kryeministri Zaev së bashku me delegacionin qeveritarë të përbërë nga ministra dhe zv/ministra po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi ku së bashku me Qeverinë e Malit të Zi do ta mbajë seancën e parë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve.
 
Zaev relizon takim me  kryeministrin  malazes, ndërsa pritet takim edhem e presidentin  Millo Gjukanoviq dhe me presidentin e Kuvendit malazez, Ivan Brajoviq.Në delegacionin qeveritar të cilin e udhëheq Zaev janë edhe Radmilla Shekerinska zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm, Koço Angjushev zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Lupço Nikollovski ministër i Bujqësisë, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugarevski ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraku ministër i Ekologjisë dhe Andrej Zhernovski zëvendësministër për Punë të Jashtme.
 
Pas mbajtjes së seancës së përbashkët mes qeverive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruhen më shumë marrëveshje bilaterale.