Botë
Irak, OKB zbulon 12 varre masive të viktimave të ISIS-it
24.05.2019 12:46
Në Irak Ekipi i Kombeve të Bashkuara që heton krimet e kryera nga organizata terroriste ISIS, ka zbuluar 12 varre masive....

Në raportin e dytë që ekipi ka paraqitur në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, bëhet e ditur se nga këto varre janë marrë prova mjeko-ligjore fizike e biologjike dhe janë kryer intervista me të afërm të viktimave.
Në raportin e tij, ekipi i OKB-së njoftoi se është gati të ndajë provat e mbledhura me vendet dhe gjykatat, në mënyrë që ISIS të përgjigjet për këto krime që mund të përbëjnë krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Raporti është përpiluar nga ekspertë të shërbimeve inteligjente të Turqisë, Suedisë, Gjermanisë dhe Arabisë Saudite, që hetojnë në Irak që prej tetorit të 2018. Në raport trajtohen edhe sulmet kundrejt Jazidi-ve në vitin 2014, rasti me ushtarët irakianë të ekzekutuar në Tikrit në vitin 2014 dhe krimet në Mosul në vitin 2016.
