Botë

Zjarret në Izrael, evakuohen mbi 3500 njerëz, Tel Avivi kërkon ndihmë

24.05.2019 13:16

Izraeli është goditur nga i nxehti ekstrem me temperatura që arritën rekordin prej 43.5 gradë Celsius e që shkaktuan më shumë vatra zjarresh....

Izraeli është goditur nga i nxehti ekstrem me temperatura që arritën rekordin prej 43.5 gradë Celsius e që shkaktuan më shumë vatra zjarresh, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 3 mijë e 500 njerëz.
 
Zjarreve kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi , më shumë qyteteve të vogla në Izraelin qendror janë zbrazur . Rreth 22 vetë janë hospitalizuar për thithjen e tymit. Flakët prekën zonat e pyllëzuara midis Jerusalemit dhe Tel Avivit, ekipet e zjarrfikësve dhe cisternat e aeroplanëve vazhdojnë  përpjekjet për të zmbrapsur flakët.
 
Shumica e zjarreve janë vënë nën kontroll por megjithatë kryeministri Benjamin Netanjahu, i udhëzoi Ministrisë së Jashtme të kontaktojë me vendet “miqësore” për të shqyrtuar ndihmën e mundshme. Edhe pse ende nuk dihen vendet prej të cilave do të kërkohet ndihmë, ambasada izraelite në Moskë e ka konfirmuar edhe Rusinë si një adresë të mundshme për kontaktim.